Boçi krahason takimet me emigrantët në Athinë: Rama bëri koncert dhe tallava, ndërsa Berisha pati komunikim të pastër politik

Feb 28, 2025 | 21:48

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka krahasuar takimin e kreut demokrat në Athinë me diasporën, me atë të kryeministrit Edi Rama.

boci

Boçi tha në studion e emisionit ‘Log.’ në News24, se tha se takimi që bëri Rama ishte koncert dhe tallava, ndërsa sipas tij ai i Berishës ishte serioz dhe me komunikim të pastër politik.

Duhet të bëhet një diferencë shumë e madhe mes takimit të Ramës dhe PD-së. Takimi Rama bëri koncerte tallava që kishte brenda një fjalim politik. Takimi zotit Berisha, ishte takim i pastër njerëzor dhe politik, mes një kryetari të PD dhe shqiptarët në emigracion, në Athinë,. Kishte brenda seriozitet dhe komunikim të pastër politik.

Ai ishte takim me emigrantët. Thelbi i tij, mesazhi që përcolli Berisha, festa për emigrantët, vota për PD për të sjellë ndryshimin.

 Marrëdhëniet me Greqinë mos na i fusni në kalendat greke. Nuk ishim për të shpalosur politikat tona për marrëdhëniet me Greqinë. Berisha foli për  gjera shumë më thelbësore që po kalon vendi, tha edhe një situatë të pazgjidhur me Greqinë, që është marrëveshjen e detit”, tha Boçi.

© Panorama.al

Te lidhura