Këngëtarja e njohur Big Mama, këto ditë ka lënë spitalin turk, në të cilin është operuar për herë të tretë, pas uljes së peshës dhe ndërhyrjeve estetike. Këtë radhë, Bigu me shumë trimëri është futur në operacion për rregullimin e kordave të zërit. Siç mësojmë, këtë ndërhyrje duhej ta bënte patjetër, për shkak se në të ardhmen i duhet të këndojë më shumë, por në të njëjtën kohë i është dashur urgjent të kryejë këtë ndërhyrje, për shkak se sikur të mos e bënte, do të humbte të gjithë vokalin e saj dhe i gjithë investimi në karrierën muzikore tek ne dhe në Turqi do të shkonte dëm. Këtë informacion Bigu e ka bërë të ditur personalisht, gjatë një prononcimi tek emisioni i ri “Pizzicato” në Alsat-M, duke thënë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por për shkak të operimit nuk ka shumë mundësi të flasë, por së shpejti pritet të rikthehet në formë dhe të vazhdojë me regjistrimin e këngëve të reja. Thuhet se këtë lloj ndërhyrjeje e kanë bërë shumë këngëtarë turq për të ruajtur zërin.











