Bie nga kati i 3-të, foshnja pritet nga turistja angleze

Apr 23, 2011 | 11:54

Nje mrekulli e cilesojne sot web-et amerikane e me gjere historine e vogelushes 16 muajshe qe shpetoi per bukur pasi u prit nga nje tursite ne ajer, teksa binte nga kati i trete i hotelit.

Ngjarja ka ndodhur ne nje hotel ne Orlando, Florida dhe vajza jetegjate eshte foshnja Jah-Nea Myles.

Turistja angleze, 44 vjec, eshte gjetur jo vetem ne vendin dhe ne kohen e duhur, po ka vepruar me nje instik mbrojtes te pabesueshem. Ajo ndodhej ne rrethinen e pishines, kur ka pare te voglen te ‘fluturonte’ nga ballkoni.

Eshte treguar aq e shpejte sa e ka pritur ne krahe, duke i shpetuar jeten. Vajza ishte ne dhome, ndersa e ema nje vajze e re nuk kishte vene re mungesen e se bijes, e cila kishte dale ne ballkon dhe eshte rrezuar.

© Panorama.al

Te lidhura