Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi takimin e radhës elektoral në Laprakë për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha theksoi se PD do synojë nëse vjen në pushtet të rikthejë kombin në moshën e rinisë.
Më tej, kryedemokrati premtoi se qeveria e ardhshme do paguajë sigurimet shoqërore për 1 vit çdo sipërmarrësi që punëson një të ri në kompaninë apo biznesin e tij.
Berisha: Iu marrin kamat vonesat të 25 viteve më parë. S’kanë ligj dhe as moral. Që të gjitha falen. Bizneset do kenë çmimin e energjisë nga 18 në 6 lek. Familjarë nga 9.5 në 7 lek. Tarifat e ujit do përgjysmohen.
Taksa e arsimit hiqet menjëherë. Beteja jonë ta kthejmë kombin në moshën e rinisë. Të rinjtë ikin. Do bëjmë çdo lloj përpjekje të suksesshme që çdo njeri të shkollohet. Do paguajmë sigurimet shoqërore çdo sipërmarrësi për çdo të ri që punëson.
© Panorama.al











