Besmir Dervishi komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës, zëvendëson Erion Ismailin, i cili u pezullua pas hetimeve të SPAK për AKSHI-n

Feb 17, 2026 | 8:48

Besmir Dervishi komandohet nën drejtor i Policisë së Tiranës.

policia-e-tiranes-1

Më herët këtë post e ka mbajtur Erion Ismaili i cili u pezullua nga detyra në kuadër të aksionit të SPAK, pas hetimeve për tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Dervishi më herët ka mbajtur disa detyra në Policinë e Shtetit, si shef i komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura