Bertina konfliktohet ashpër me Rovena Stefën tek “Vip shpija”

Apr 16, 2011 | 15:28

Ka filluar të nxehet situata tek reality show “Vip Shpija”, që po transmetohet në një kanal dixhital dhe në KTV të Kosovës. Nartyisht që edhe për publikun shiqiptar ka majft kuriozitet se si do jetë ecuria e këtyre personazheve dhe sidomos kush do ta fitojë çmimin e parë, që është një shtëpi në Prishtinë. Dihet që Qetësori ka hyrë më ambicien për ta fituar këtë çmim, por duket se e ka kuptuar që situata aty nuk është e ngjashme me atë të “Big Brother”, ku ai doli fitues dy vite më parë. Nuk kanë qenë të pakta konfliket mes tij dhe banorëve e kjo ka bërë që ai të jetë në nominim që javën e parë.
Një tjetër personazh që po ndiqet me interes, është edhe Bertina Mehmeti, vajza pjesëmarrëse në “Big Brother 3”, dalja e së cilës nga ky “reality show” u konsiderua nga fansat si i parakohshëm. Një tjetër personazh që ka ngjallur kuriozitetin tonë, për ta parë në një version që as që e kishim imagjinuar, është këngëtarja e njohur Rovena Stefa. Dihet se Rovena e zhvillon karrierën e saj edhe në Kosovë, kështu që është mjaft familjare me mentaliteitn e tyre. Por ka ndodhur ajo që nuk mund të parashikohej, Rovena dhe Bertina kanë pasur një konflikt së bashku. Teksa e nominonte, Bertina dha këtë argument për Rovenën: “Ajo nuk na ka njohur dhe na ka injoruar. Për mua është papërgjegjshme”. Po si ka ndohur konflikti: Bertina gjendej ne karrigen e nxehtë dhe disa nga banorët (Rovena nuk gjendej aty), e provokuan në ate pikë, sa ajo filloi të qajë. Menjëherë pas kësaj, Bertina e pyet Rovenen se sa paguhet në koncertet e saj, ndërsa Rovena, duke mos dashur të bëjë publike asnjë shifër, përgjigjet se me këtë çështje merret menaxherja e saj. Atëherë Bertina vazhdon të këmbëngulë derisa gjestet e saj shprehëse të fytyrës bëhen të ashpra. Rovena ndihet e prekur nga ky sulm i palogjikshëm i Bertinës dhe i shpjegon asaj se është jashtë edukatës të pyesë dikë sa paguhet, apo sa e ka rrogën. Kaq mjaftoi që të premten e parë të nominimeve, të cilat bëhen të hapura edhe për banorët,  Bertina të nominojë Rovenën, me justifikimin se është sipërfaqësore. Ndërsa Rovena në radhën e saj  të nominimit shprehet se e fal Bertinën këtë herë dhe nuk e nominon, se nuk është tip hakmarrës. Duket qartë se tashmë loja ka hyrë në një fazë interesante, pasi të gjithë ata që janë aty duan t’i afrohen çmimit të madh. Të shohim si do të zhvillohen ngjarjet.

© Panorama.al

Te lidhura