ROMË- Tone ironike dhe akuza në drejtim të gjyqësorit ka lëshuar sot kreu i qeverisë italiane, Silvio Berluskoni në seancën gjyqësore ku akuzohet për skandalin seksual “Ruby”.
“Po cfarë dënimi, as në ëndërra. Kemi një magjistraturë që punon kundër vendit”- ka thënë Berluskoni para të pranishmëve të shumtë teksa ka lënë sallën e gjyqit, në të cilën ka qenë i pranishëm. Për habinë e të gjithëve dhe përkundër akuzave që rëndojnë mbi të, kavalieri ka pohuar qetë qetë se paratë që i ka dhënë Rubit kanë qenë nisur nga historia e saj e dhimbshme, në mënyrë që ajo të mos mbetej peng e rrugës së prostitucionit.
“E kam ndihmuar, madje kam tentuar edhe ta bëj pjesë të një qendre estetike së bashku me një mike. Unë ia dhashë paratë, më duket 45 mijë euro, ndërkohë që ajo thotë 60 nuk më kujtohet mirë, për ta ndihmuar, që të mos ishte më e detyruar të bënte prostitutën”- thotë ai.











