Berluskoni i mbijeton votëbesimit në Parlament

Oct 14, 2011 | 16:50

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni i mbijetoi sot një votëbesimi në Parlament, duke marrë 316 vota pro dhe 301 kundër.

Votëbesimi në Parlament erdhi për shkak të shqetësimeve në rritje për krizën e borxheve italiane dhe skandaleve personale të kryeministrit Berluskoni.

Ai dje tha se votimi për mbijetesën e qeverisë së tij është e vetmja mënyrë e besueshme për Italinë, që të dalë nga kriza e saj financiare.

© Panorama.al

Te lidhura