TIRANE- Kreu i qeverise ka garantuar zëvendës asistent sekretarin e shtetit Tomas Kantrimen se qeveria eshte e angazhuar per zgejdhje me standarde, pavaresisht tentatives bllokuese te kreut te opozites Edi Rama. Ne takimin e zhvilluar mes tyre ne kryeministri, Berisha e njohu e ate me pergatitjet që po bëhen në vend në mënyrë që procesi zgjedhor i 8 Majit të arrijë standardet më të larta ndërkombëtare. “Pavarsisht tentativës së zotit Rama për të përsëritur skenarin bllokues të vitit 2007, falë kornizës ligjore konsensuale dhe bashkëpunit të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, procesi i pergatitjes së zgjedhjeve po vazhdon me hapa të shpejtë”- tha Berisha.
Ne takim u diskutua edhe per tryezen e partive, me qëllim trajtimin e rekomandimeve të OSBE – ODIHR-it që i drejtohen në mënyrë specifike partive politike aktore në procesin zgjedhor për të marrë përsipër angazhimet politike dhe detyrimet ligjore që ato kanë në procesin zgjedhor.
“Marrëveshja e paraqitur nga mazhoranca, e cila përfshin edhe një numër kërkesash për transparencë dhe garanci të bëra nga Partia Socialiste, bën një zbërthim të detajuar të rekomandimeve të OSBE – ODIHR-it dhe do të shërbente si një garanci shtesë për një proces zgjedhor të suksesshëm”- tha Berisha.
Kantrimen vlerësoi pregatitjet që po bën KQZ dhe institucionet e tjera për procesin zgjedhor dhe hartimin e listave të zgjedhësve. “Ai nënvizoi rëndësinë që ka jo vetëm një proces zgjedhor sipas standarteve më të mira por dhe roli dhe sjellja e partive politike në periudhën paszgjedhore”- thuhet ne njoftimin e kryeministrise.
© Panorama.al











