Berisha: Shqipëria në NATO, rezultat i reformave

Apr 4, 2011 | 12:21

TIRANË- Vullnet të plotë për përmbushjen e cdo obligimi që vjen nga anëtarësimi në NATO, zgjedhje të standardeve të NATO-s dhe garantim i lirive e të drejtave të qytetarëve. Me këto fjalë, kreu i qeverisë, Sali Berisha ka përshëndetur dy vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, duke dekalruar se para dhe mbi të gjitha, kjo erdhi si rezultat i suksesit të reformave të qeverisë.

Berisha e cilësoi këtë datë, si një nga ngjarjet më kryesore në historinë e lirisë së shqiptarëve. “Me anëtarësimin në këtë aleancë, shqiptarët kanë të garantuar mundësinë e së ardhmes së tyre. Anëtarësimi ynë erdhi para së gjithash e mbi të gjitha si rrjedhojë e reformave të thella që qeveria ndërmori”- tha Berisha, duke shtuar se anëtarësimi ishte rezultat i suksesit të padiskutueshëm të këtyre reformave që shndërruan vendin në një nga më të sigurtët në rajon, ekonominë dhe demokracinë në demokraci funksionale, reformat e FA, kontributit të padiskutueshëm të ushtarakëve shqiptarë dhe rezultat i mbështetjes së fuqishme të qeverisë dhe presidentit Obama, ndihmës të udhëheqësve të aleancës dhe vendeve anëtare.

Berisha ka garantuar se vendi ynë do të plotësojë cdo obligim që vjen nga anëtarësia në këtë aleancë, si në misionet e saj në zonat operative ku aleanca është e do angazhohet, ashtu edhe në garantimin e rendit kushtetues dhe vazhdimit të reformave dhe përshtatjen e tyre me standardet e aleancës.

© Panorama.al

Te lidhura