“Berisha rrezikon të kthehet në kamikaz”- Analisti Lorenc Vangjeli: Protesta e 16 Majit, tragjikomike, ai dëshiron vëmendje!

May 14, 2025 | 21:41

Analisti Lorenc Vangjeli, foli sot në emisionin “Log” në News 24 në moderimin e Endri Xhafos për rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit dhe mënyrën se si kreu i PD-së, Sali Berisha po menaxhon humbjen.

nagjes;i

Sipas analistit Berisha po shndërrohet sërish në një kamikaz për vendin, njësoj si në vitin 2019 me djegien e mandateve.

Për Vangjelin protesta e 16 Majit e thirrur nga Berisha do të jetë një ngjarje tragjikomike.

Lorenc Vangjeli: Berisha është déjà vu, siç bëri fushatën copy paste, copy paste do të administrojë edhe humbjen. E vetmja rrugë që i ka mbetur bërja pis e procesit…do shndërrohet në një kamikaz njësoj si në vitin 2019 siç bëri me djegien e mandateve.
Lëvizja e protestës më 16 rrezikon të jetë tragjikomike, sepse ai do tentojë të tërheqë vëmendjen.

© Panorama.al

Te lidhura