Berisha publikon denoncimin: Si i vuri Belinda Balluku prokurimet në kontroll të plotë! Lidhja mafioze e Lubisë me Jonaid Myzyrin dhe Arbër Abazin

Apr 22, 2025 | 22:37

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim, përmes së cilit thotë se provon që zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka vënë në kontroll të plotë prokurimet publike.

berisha balluku myzyri

Sipas denoncimit të Berishës, drejtori i Përgjithshëm i Prokurimeve Jonaid Myzyri, para këtij posti, ka qenë i punësuar si avokat te firma e Arbër Abazit, dhëndrin e motrës së Ballukut.

Nga avokat i firmës “Alko Impeks”, është emëruar drejtor te prokurimet.

“Po të shikosh tenderat e “Alko Impeks”është e dukshme lidhja e fuqishme. Respekte dhe fitore”, thuhet në denoncim.

Denoncimi i Berishës

Ja si i vuri Lubi Balluku prokurimet në kontroll të plotë!

Denoncohet lidhja mafioze e Lubi Ballukut me Jonaid Myzyrin, Drejtorin e Përgjithshëm të Prokurimeve dhe Arbër Abazin (dhëndrin e motrës së Lubisë)!

?Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Dr. Desha të jap një info që këto mediat nuk po e japin. Jonaid Myziri ka qenë juristi i “Alko Impeks “të Arbër Abazit(nipi i Sadri Abazit). Nga aty ka shkuar drejtor i prokurorimeve. Arbër Abazi ka për grua mbesën e Belindës(vajën e motrës së Belindës). Po të shikosh tenderat e “Alko Impeks”është e dukshme lidhja e fuqishme. Respekte dhe fitore

© Panorama.al

Te lidhura