Berisha:Shijaku së shpejti,qendër biznesi në rajon

Apr 12, 2011 | 15:09

SHIJAK- Vazhdim të investimeve të nisura, hartimin e planit rregullues dhe shndërrimin e Shijakut në qendër biznesi në rajon e më gjerë. Këto ka premtuar nga Shijaku kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Afrim Brahimaj.

. “Zoti Afrim Brahimaj ka kandiduar tek ju me moton “ Së bashku do ta bëjmë Shijakun” modern, Shijakun e zhvilluar, ndaj dhe unë vij sot tek ju për tu dhëne fjalën se do të mbështesim çdo projekt të zotit Brahimaj, për ujë 24 orë, për kanalizime ndër më të sigurtat, për shkolla ndër më modernet, për planin rregullues që do të hartoni së bashku me të, sikundër pas kalimit të ligjit të amnistisë, Shijaku do të ketë një fillim të madh, të ri, një qendër  e madhe biznesi në rajon dhe më gjerë”- tha Berisha duke iu drejtuar të pranishmëve.

Ai premtoi se në 4 vitet që vijnë qeveria do të mbështesë çdo projekt të Brahimaj, për ujë 24 orë, për kanalizime ndër më të sigurtat, për shkolla ndër më modernet, për një infrastrukturë bashkëkohore që do ti japë qytetit vlerat e vërteta.

© Panorama.al

Te lidhura