Lidhur me kërkesën e Sali Berishës, për të shtyrë afatin e regjistrimit të diasporës në zgjedhjet e 11 majit, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se nuk është kundër, por shtoi se ky vendim merret nga Komisioni Rregullator.

Megjithatë, Celibashi tha në emisionin ‘Log.’ në News24 se edhe nëse zgjatet afati, i cili përfundon më 4 mars, nuk shkohet përtej 9 marsit, pasi në këtë datë është afati ligjor për të shpallur listën parapraket të zgjedhësit nga jashtë.
“Nëse doni të dini opinionin tim nuk jam kundra kësaj si kërkesë. Afati mbaron të martën, në datë 4, por në datën 9 mars është afati ligjor brenda të cilit ne duhet të shpallim listën parapraket të zgjedhësit, por më 12 mars është data për shpalljen e listës përfundimtare të zgjedhësve të votuesve nga jashtë.
Koha që mund të konsiderojmë për shtyrjen, ndoshta do të bënte sens në këtë lloj mënyrë, për mendimin tim , sepse është vendimmarrje që i takon Komisionit Rregullator. Përtej datës 9 mars nuk shkojmë dot”, tha Celibashi.
Ai bëri me dije se deri më tani janë 199,514 kërkesa të pranuara.
© Panorama.al











