BERAT – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën nacionale Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur kthesa e Lapardhasë. Tri persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre rëndë, nga përplasja e dy mjeteve, njëri “Benz” me targë BR 2643 B dhe tjetri “Audi” me targë AA 343 AE. Dy mjetet janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dhe plagosjen e dy drejtuesve: Alush Xherimesë, 35 vjeç, banor në Staravë, komuna Velebisht, (drejtuesi i mjetit Audi) dhe Dilaver Bilçari, 50 vjeç (drejtuesi i mjetit Benz), si dhe pasagjeri që ndodhej në njërën nga makinat, Vladimir Bilçari 45 vjeç. Burime të policisë bëjnë të ditur se dy drejtuesit e mjetit në momentin e përplasjes nuk kanë marrë ndonjë plagë të rëndë dhe janë jashtë rreziku për jetën. Pasojat më të mëdha i ka pasagjeri Bilçari, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Beratit, në gjendje kritike për jetën. Specialistët e policisë rrugore, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë dalë në përfundimin se të dy mjetet kanë qenë dhe kanë humbur kontrollin, duke u përplasur mes tyre fuqishëm. Kthesa e Lapardhasë është një zonë tepër e rrezikshme, ku pakujdesia më e vogël nga ana e drejtuesve mund të shkaktojë aksident. d.xh











