TIRANE- Lulzim Basha, kandidati i PD-se per kryebashkiak te Tiranes eshte ndalur sot ne lagjen “Ali Demi” ne kryeqytet. Gjate takimit te tij me banoret e zones, Basha ka premtuar zgjidhje per problemet me te cilat ndeshet komuniteti, qe nga infrastruktura, hapja e vendeve te reja te punes e deri ne ringritjen e simbolit te lagjes, kinemase.
Lulzim Basha i siguroi banorët se ka në projektin e tij për Tiranën zhvillimin dhe rigjenerimin e lagjeve në brendësi të tyre.
Ne pergjigje te shqetesimit te banoreve per papunesine, Basha i sqaroi banorët se e ka prioritet punësimin dhe plani i tij ka krijimin e 30 mijë vendeve të reja të pune në Tiranë.
“Patjetër duhet të nisë perspektiva e punësimit të rinisë para se të mbarojnë shkollat. Ne duhet të nxisim fuqimisht investimet në Tiranë. Një pikë të veçantë informacioni për studentët do të ketë në Bashki, e cila do t’i afrojë me tregun e punës”,- i siguroi banorët kandidati Basha.
Ai premtoi se do te riktheje gjithashtu Kinema Ali Demin, sapo te jete ne krye te bashkise.
© Panorama.al











