Basha në minibashkinë 7: Pallatet e reja, hipotekë për 6 muaj

Apr 7, 2011 | 15:45

TIRANE- Hipoteke brenda 6 muajve te pare te punes se tij ne krye te Bashkise se Tiranes ka premtuar kandidati i PD-se, Lulzim Basha gjate nje takimi me banoret e minibashkise nr. 7 ne kryeqytet.

“Shtëpitë e pahipotekuara do të thonë të paktën 700-800 milion euro kapital i ngrirë në këtë qytet. Unë brenda gjashtë mujorit të parë ju jap fjalën që ky kapital do të shkrihet dhe banorët do të marrin hipotekimin e banesave”, tha Basha, ne pergjigje te shqetsimit te banoreve, qe kane ende pa hipoteka banesat e tyre te blera me kursimet e gjithe jetes.

Krahas kësaj, Basha është njohur edhe me problemin e 8 familjeve të strehuara në një godinë shtetërore, të cilat rrezikojnë të mbeten në rrugë të madhe pasi aty është vendosur në mënyrë abuzive, sipas banorëve, që të ndërtohet një pallat. “Kemi 20 vjet këtu që kemi i kemi paguar Bashkisë së Tiranës qeranë dhe ky është objekt shtetëror si ndërtesë”, thanë banorët.

Edhe në këtë Njësi Bashkiake, Basha ka dëgjuar se shqetësim për komunitetin mbetet infrastruktura rrugore, mungesa e gjelbërimit dhe këndeve të lojërave për fëmijë, si edhe niveli i lartë i ndotjes.

Banoret kane mbeshtetur Bashen, si te vetmin qe mund te beje ndryshimin ne Tirane.  “Ti do fitosh se ke punuar. Shkoi në Ministrinë e Transportit dhe lidhi kombin, shkoi në Ministrinë e Brendshme bashkoi zemrat e nënave me fëmijët e tyre. Ky është një falenderim”, tha një e moshuar.

 

© Panorama.al

Te lidhura