Ka dhene gjithe pasurine e tij, perfshire edhe leket nga shitja e shtepise per bamiresi, duke ndeshkuar ish bashkeshorten, te cilen e la pa asnje kacidhe. Ngjarja ka ndodhur ne Sidnej, kur australiani 58-vjeçar ishte bindur se lakmia per para i kishte shkatërruar jetën dhe prishur martesen.
Mediat e huaja citojne gjyqtaren Norah Hartnett e cila ka ndjekur rastin ne fjale.
Pas divorcit, gruaja shkoi menjëherë në gjykatë, pasi ishte e brengosur për paratë, por deri atëherë burri i saj kishte shitur gjithçka.
Në gjykatë tregoi se kishte blerë 300- 400 zarfe dhe tek secili futi shuma parash, adresuar per nje organizate te caktuar bamiresie.
“Kisha nuhatur se cdo gje qe i interesonte gruas sime pas 20 vjet martese ishte si te ndante pasurine, ndaj vendosa ta jap per bamiresi”- thote ai.
© Panorama.al











