TIRANE- Deputeti i PS-se, Taulant Balla ka akuzuar ministrin e Teknologjise dhe Informacionit, Genc Pollo per abuzim me detyren, marrje ryshfeti dhe favorizime ne dhenine e lejeve per fibrat optike ne vend.
Gjate interpelances se sotme ne Kuvend, Balla ka deklaruar se gjithe dosjen me vendimet e dhene, ku konstatohen shkeljet e hapura te ligjit do t’i dorezohen prokurorise. Nderkohe qe Pollo i ka cilesuar vetem shpifje akuzat ne adrese te tij, duke deklaruar se ka zbatuar vetem ligjin dhe ka argumentuar gjithe punen e bere nga qeveria ne projektin e dixhitalizimit ne favor te shqiptareve dhe vecanerisht te shkollave.
“Në fillim Pollo mori OK nga Berisha për të bërë tenderimin e kompanisë me koncensionet. Ndërkohë një ministër tjetër kishte marrë leje. Pollo ju keni shkelur ligjin së pari me kriteret e vendosura, ju keni larguar kompani shqiptare, së dyti fituesit Pollo do t’i japë dhuratë një licencë tjerët një e drejtë e përdorimit të frekuencave 310 352 mg herz që kushton 12.5 milion eruo. Per kete dhurate, ai ka marrë ryshfet 1.2 milion eruo. Nderkohe qe demi që i shkaktohet Shqipërisë nuk ësshtë 12.5 milion euro, por 50 milone eruo nga katër licenscat e dhëna nga Pollo”,- deklaroi Balla.
I menjehershem ka qene reagmi i Pollos. “Do preferoja te beja si Sokrati, qe kur e kafshoi qeni i tha shokeve te tij, qe nuk mund t’i pergjigjem me te njejten menyre. Per t’u kthyer te licencat. Ne kemi vendosur të hapim një garë koncensionare për të ftuar kompani ndërkombëtare. Këtu nuk ka kufizime, duhet të kesh përvojë dhe nuk do lejojmë kompani fantazmë, ne duam një kompani botërore me shëndet financiar. Për të patur një operator të ri kundrejt operatorëve në treg”,- tha ai.
Si replikë deputeti socialist Taulant Balla theksoi se opozita dosjet do i dërgojë Prokurorisë i takon shkeljeve ligjore të minsitrit.
“ Ti dukesh qartë kur genjen se të skuqen veshët. Ti dhe kryeministri keni zgjedhur xhepat. Unë të pyeta qartë sa është shuma e ryshfetit, po të them 1.2 mln euro dhe për këtë është në dijeni edhe Berisha. A ke llogari në një bankë arabe në Qipro dhe nëse nuk të kujtohet kjo, më lejo të të them a ke qenë në këtë bankë kur ke qenë ministër, 11 qershor 2007, shtator 07 dhe 2010. Mos do të të them dhe shifrat që ke depozituar? Më e pakta që ju të bëni është të jepni dorëheqjen, por morali është gjëja e fundit, ndërsa mundësia që Berisha t’u shkarkojë është e pamundur sa dhe morali i munguar. Po te them se kjo dosje me vendimet dhe urdhërat, diku jepen, alulohen, diku hyn Saliu, diku i anulon Olldashi, i shkon prokurorisë për hetim”- perfundoi ai.











