Bajram Begaj vizitë zyrtare në Ohër! Presidenti: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona

Jul 12, 2025 | 21:58

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një vizitë njëditore në Ohër.

Bajram Begaj në Ohër
Bajram Begaj dhe Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska

Përmes një postimi në rrjetin e tij social X, Begaj ndan detaje nga agjenda e takimeve.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, Presidenti u takua në Ohër me homologen e tij të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska.

“Folëm për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë”, shkruhet në postimin e Presidentit.

Bajram Begaj në Ohër

Begaj thekson ndër të tjera rëndësinë e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona. Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur. Me forca të përbashkëta drejt progresit”, shprehet Begaj.

ggfgfgf

Postimi i plotë

Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska.

Folëm për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona. Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur. Me forca të përbashkëta drejt progresit!

© Panorama.al

Te lidhura