Bordi drejtues i Bajernit të Mynihut i ka dhënë lamtumirën trajnerit Luis van Gal. Është dashur të prishet dy herë kontrata e tij, në mënyrë që tek klubi bavarez të vihet qetësia, rregulli dhe disiplina, në mënyrë që objektivi minimal për pjesëmarrjen në Champions të mos cenohet. Presidenti Hënes, menaxheri Nerlinger dhe drejtori i përgjithshëm, Rumenige ranë dakord duke bërë fakt të kryer shkarkimin. Barazimi 1-1 kundër Nurenbergut, ka qenë shkatërrues për drejtuesit e Bajernit, por jo për Van Galin, i cili e kishte humbur vullnetin për t’i dhënë suksesin bavarezëve.











