“Babua më quajti si ‘aset pozitiv’…”- Satira e Gjekmarkajt: Fillova festën e ahengun, urdhrat për Vëngun dhe Delinën! Ditëlindja e Klosit dhe dëshirat për rrëzimin e Belës! Frika mos u shfaqej Gysi e i kopaniste

Jan 27, 2026 | 17:33

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Kronika kërkon ndjesë për mungesën e gjatë dhe sjell në vëmendje ngjarjet e mëdha.Një sërë ngjarjesh kanë ndodhur teksa autori i “Kronikës” mendoi të pushonte brinjet e drobitura nga betejat e shumta, t’i jepej heshtjes si murg i ngratë në mungadën e tij të vetmisë. Ndodhitë kanë rënd që të shkojë haka tek i zoti!

Gjekmarkaj-analiza-satira-RAma

Babua një ditë të bukur më quajti “aset pozitiv”, punë e madhe për diversionin mendova, fillova festen e ahengun!  I veshur me atë autoritet Vengun e urdherova  që çdo ditë të më sjellë kafenë, të ma bëjë të mirë, pështyva u tha të piu e zeza se ta kepus veshin ju hakerreva!  Delines te me beje petulla e saken se i ftohen rruges , ti mbuloje me nape! Nikon vetem e qortova lehte se gjate mungeses  dy mujore, Kostaqit i rrembyen divane, karrige, dy shishe mjalte qe i mbante per te embelsuar gojen , ne zyre vetem librat i kishin lene rrah e krah se ato shkatojne alergji ne Kuvend!

E porosita mos e ler evlane në këmbë , në dorë te fyellit Genc Gjonçaj se do ju marr zet te dyve me rrabat! Jo tha Niko mazallah me doren time do ja bej mobiljet e reja se ka nje zdrukthtari të mirë e të lirë në Korçë!

Sypetrit Malajt i hoqa një çok kokes he teveqel , teveqel i thashë sillu mirë se të shkarkova, pisk e ke punën se je pak mendjelehte e kopuk !  Gonxhes i bëra një kërcënim me dorë duke imituar të rrahurën paq- ngriti supet për të më thënë ç’ke o vëlla?

Ta kesh more zullap i thashë se e rrahura të bën mirë si buka për aq shakllaban sa je , ja  i zure  vendin edhe Margaritit e hape varr në mide !  Mamices i bera bene mos ja bej zemren levere Nallbasë, jo me Rutte kodoshin jo me dengla si ajo ku Fidani te mbante çadren  se te pret gjëma ! Antonetes i lashe detyre te me beje nje torte me emrin tim e te ma sjelle nga Fieri se embelsirat ma qetojne xhanë!

Tezja që ymer e bereqet pastë e marrë nga ditët tona se nuk e dinim që ajo na paskësh sjellë lirinë me 8 dhjetor 1990, po meqenëse ajo e tha me gojë ne e besojmë e i ngjatetohemi.

E përshëndesim me një urraaa të majme. Klosi theri desh e qingja  për ditëlindje. Mbushi 62 vjeç edhe njëqind. Një karvan me të imta i sollën nga Mallakastra! Njerit syresh ja këputi kokën mbi sofër se po i bënte shumë kakërdhi! Në një anë ja mbante Buçkua  nga këmbët, në tjetrën Antoneta nga brirët se kishte qënë zevzek e trazovac i madh. Sofiani lëshoi një pasthirrme habie për veglat , o nënë o nënë të bëshme i paska firauni, sa Gonxhja në këmbë, gjynah të sakatohen të tillë xhevahirë, kush e di çfarë i ka punuar tufës.

Shokët e partisë mblodhi në mes të ngricës së Janarit po buka u bëhej nyje në fyt, lëmsh, kob! Bela plot me derte në krye të tavolinës po të gjithë rënkonin sa po zgjat kjo – pse nuk bie, të marrim dhe ne ndonjë gjë, të ikin ministrat e saj, t’i ndajmë ne!

Dritaret i kishin mbyllur me derrasa të kryqëzuara nga pas. Frika virane mos u shfaqej Gysi kopanisesi, i vuvoste! Eh ka dorë të rëndë dreqi tha Ulësia.

U dëgjua një zhurmë! Erdhi erdhiii erdhiii thanë, ikni ikni dritat rënkuan një zë dhe u futën nën tavolina të traumatizuar. Tonit i mbeti shpatulla jashtë se është shëndoshur dhe qejfin e ka tek e ngrëna.

“Uluu uluu fshihu mor të fshifttë mortja fshihu” tek mundohej të merrte një mëlçi qingji, i ulërinin.  Pasi kaloi rreziku, Niko mori mandolinën në një trio me Damon e Çuçin  për të kënduar “në moshë të dashurisë kur mbusha 20 vjeç”, por zëri i lagur nuk ndezi. Aty këtu dyshemeja ishte qullur. Ikën kohërat kur Mamica me Mimin di Puccini ja merrnin e ja kthenin me qashtësi e luzëm, duke rrënqethur mish e ngritur përpjetë qimet e trupit si heshta.

Babua i kishte bërë peshqesh një palë letra nga ato të mirat qe netet mos ti dukeshin te gjata qamet!  “Kronika” pas kësaj hyrjeje kthehet tek aktualiteti, tek seanca e sotme!

Gaz Bardhi magazinier dosjesh e informacionesh njefare Fusheje pa te kaluar shihte me qesendi here njerin here tjetrin i gatshem te leshoje zjarr e zift ! Taos i percelloi veshet! Njeri nga tanet u merzit aqesa kerkoi ndeshkim , duket ju dhims Tao!

O Rrapi, Rrapii… Rrapi more i thërriste Braçe Klosit qe fliste per suksesin e nje sporti te padegjuar ne keto ane ! Nje  deputeti kuqalosh ngjitur  skuqej edhe me nga kjo prishje e unitetit socialist!

Zeniqeja rrinte e menduar gjithë kohën si poete e serës së lartë! Arkendi mbante shemime per të nxëne, i merzitur qe Toni po hesht dhe mangut i le ca dituri ! Kiduina i sillej rrotull nje habie filozofike!  Jorushi ishte mjaftueshem e gezuar pas suksesit te Protestes !

Saimir Koreshi qenkesh edhe piktor i mbaruar firauni jo vetem hokatar !  Nje portret i kishte bere Maznikut mbi kale si Napoleoni! Erjon Malaj degjonte me endje Ogin e here pas here madhengjehej!

Salianji virani me mori ne tel pas shume kohesh , levdoi gjithe boten ashtu siç di ai, saken se nxorri ndonje llaf te keq nga goja ! Mejtova kaq i bute e i bekuar sa eshte do ishte bere prift e do e therrisnim pader Salianji !

© Panorama.al

Te lidhura