Avioni ushtarak rus rrëzohet afër Moskës, humbin jetën i gjithë ekuipazhi, të panjohura shkaqet e aksidentit!

Dec 9, 2025 | 17:34

Anëtarët e ekuipazhit të një aeroplani transporti ushtarak rus An-22, që u rrëzua në rajonin e Ivanovos, në verilindje të Moskës, u vranë të gjithë në aksidentin.

avioni rus

kështu njoftoi sot Komiteti Hetimor Rus, por pa përcaktuar numrin e personave që gjendeshin në bord.

Në një deklaratë më parë, Ministria Ruse e Mbrojtjes theksoi se “gjatë një fluturimi provë, pas punimeve të riparimit, një avion transporti ushtarak An-22 u rrëzua, avioni ra në një zonë të pabanuar”.

Më parë, një burim i paidentifikuar i shërbimeve të shpëtimit i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se shtatë persona mund të kenë qenë në bordin e avionit.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë thënë nëse incidenti mund të lidhet me konfliktin e armatosur në Ukrainë.

© Panorama.al

Te lidhura