Atentati në Rinas ku u plagos efektivi i policisë, reagon AMP-ja: Po hetohet procedura e rekrutimit të Muçi Shaljanit! U pezullua zinxhiri komandues

Nov 12, 2025 | 10:46

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar pas atentatit mafozi në Rinas (11 Nëntor), ku mbeti i plagosur efektivi i policisë 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri dhe u ekzekutua Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathtë i tij.

Muçi-Shaljani-Sheqeri1

AMP njofton se është urdhëruar pezullimi i zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale, ndërsa ka nosur hetim për procedurën e rekurtimit të Muçi Shaljani alias Sheqeri.

“AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025”, thuhet në njoftim.

Duke shtuar se: “U urdhërua pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

LEXONI EDHE: Atentati mafioz në Rinas, targat e “Toyota” të vjedhura në Greqi vitin e kaluar! Zbardhet itinerari i autorëve, 3 qitësit qëlluan me 4 armë

LEXONI EDHE: Mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u vra Gilmando Dani, Muçi Sheqeri ndodhet në intubim! U qëllua me 10 plumba, dy prej të cilave në kokë

 

 

Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.

© Panorama.al

Te lidhura