Atentati ndaj Danit dhe Shaljarit, zbulohet dinamika e ngjarjes! Autorët i pritën në aeroport dhe i ndoqën, njëri me kapele e maskë zbriti dhe…

Nov 11, 2025 | 16:59

Zbulohen detaje të tjera nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së.

Gilmando Dani-Foto-sakte

Nga hetimet paraprake është zbuluar se autorët e kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën.

Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti “Benz” eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat.

Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës.

Muçi Shaljani Sheqeri
Muçi Shaljani Sheqeri

Shaljari ka një plagë plumbi në kokë dhe gjendja e tij është kritike, teksa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Po hetohet gjithashtu nëse autorët kanë pasur informacione të detajuara për itinerarin e shënjestrave dhe kush ua ka ‘servirur’ ato.

© Panorama.al

Te lidhura