Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën gjatë takimit me të rinjtë në Kamëz, ku tha se ata nuk dinë gjë tjetër përveç “Noc Rrokut”.

“Çështja nuk është te duan apo jo çështja është a dinë apo s’dinë. Ata dinë vetëm “Noc Rrokun”, do ua prezantojmë më 12 maj të gjithë bashkë”, tha Rama.
Teksa fliste për investimet në zonë, Rama iu tha të rinjve se opozita në kohën e saj të qeverisjes i la prindërit e tyre në kanale, duke u bërë thirrje që ata të mos bëjnë të njëjtën gjë.
“A mund ta imagjinoni ju që ata që i lanë prindërit tuaj në kanale, që kur ishin ju të vegjël ju mbanin në krah se mos humbit në baltë, do t’ju bëjnë ju dhe do mbështesin Kamzën më shumë se ne?”, tha Rama.
Rama: Prindërit tuaj nuk i imagjinonin kurrë shkollat që keni ju. A mund ta imagjinoni ju që ata që i lanë prindërit tuaj në kanale, që kur ishin ju të vegjël ju mbanin në krah se mos humbit në baltë, do t’ju bëjnë ju dhe do mbështesin Kamzën më shumë se ne?
Çështja nuk është te duan apo jo, çështja është a dinë apo s’dinë. Ata dinë vetëm “Noc Rrokun”, do ua prezantojmë më 12 maj të gjithë bashkë. Se më kanë dëgjuar mua që e përdor, dhe tashi ma përdorin mua, ne tant do u bëjmë një prezantim me Nocin.
© Panorama.al











