“Asnjë takim privat s’më impresionon”- Mesazhi i Berishës për Salianjin! Kreu i PD-së: Ilir Alihmemeti kërkoi takim dhe e kam pritur! Ja çfarë biseduam

Dec 6, 2025 | 13:29

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga takimet private.

Berisha theksoi se “do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve”, duke shtuar se “ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre”.

Kryedemokrati u shpreh se pas foltores Ilir Alimehmeti i kërkoi takim dhe e priti në zyrën e tij, duke shtuar se zhvilluan bisedime mes tyre.

“Salianji s’e ka kërkuar”, u shpreh Berisha, referuar një takimi mes tyre në selinë blu.

Sali Berisha: Asnjë takim privat nuk më impresionon.

Do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve, por ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Keni pasur takim me Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin?

Sali Berisha: Pas analizës do të shkojmë drejt Kongresit Zgjedhor, ka mendime të qarta që në PD duhet të ndahen funksionet, por do të bëhet me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private.

Ilir Alihmemetin ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Salianji s’e ka kërkuar. Nuk ka sjellë platformë, kemi biseduar. I thashë këto gjëra, kemi një Statut. Për asnjë lloj qëndrimi unë Edi Ramës nuk i jepja luksit kundër raportit të OSBE-ODHIR. Ishte një takim midis meje dhe Ilir Alimehmetit.

© Panorama.al

Te lidhura