Ashton: Gefafi duhet të ikë. Franca e Britania: NATO të kryejë misionin

Apr 13, 2011 | 12:06

Franca dhe Britania kanë unifikuar zërat për të kritikuar përgjigjen e NATO-s ndaj sulmeve të forcave të Gedafit në Libi, duke e quajtur reagimin e aleancës të ngadaltë dhe të pamjaftueshëm. Ministri i Jashtëm Britanik, Uilliam Hague, tha se tërheqja e SHBA-së nga misioni e ka bërë të pamundur që bombardimet e aleancës të jenë efektive, duke e cenuar rëndë Misratën, e cila prek rreth 50 ditësh po përballet me luftime të ashpra mes forcave të Gedafit dhe rebelëve të opozitës, duke u kthyer në një simbol të rezistencës. Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së mbi Libinë, i cili u zhvillua dje, krye-diplomatja europiane, Katerin Ashton, theksoi se “Kolonel Gedafi nuk mund të garantojë asnjë të ardhme për Libinë. Për këtë Bashkimi Evropian është shumë i qartë. Ne duam një të ardhme paqësore dhe demokratike për Libinë dhe Gedafi nuk mund ta garantojë këtë”, tha ajo. Ministri i Jashtëm francez, Alan Jupe,  tha se NATO-ja nuk kishte bërë sa duhet për t’i parandaluar forcat e Gedafit nga përdorimi i armatimit të rëndë, me të cilin po i bombardonin qytetet nën kontrollin e kryengritësve. “NATO-ja duhet ta luaj rolin e saj të plotë. NATO-ja e kishte dëshiruar marrjen e udhëheqjes së operacioneve dhe ne e pranuam këtë. Ajo duhet të kryejë misionin e saj, që nënkupton parandalimin e Gedafit nga përdorimi i armatimit të rëndë për ta bombarduar popullatën civile”, tha Jupe. Ministri i Jashtëm britanik, Hague, u është bashkuar kritikave. “NATO duhet të intensifikojë përpjekjet e tij në Libi. Atje nuk mund të ketë të ardhme pa daljen nga skena të Gedafit”, tha ai në Luksemburg. Ndërkohë ish-ministri i Jashtëm libian, i cili dezertoi dhe shkoi në Britani, ka udhëtuar për në Doha, Katar ku do të takohet me autoritetet e vendit të vetëm afrikan që ka njohur zyrtarisht qeverinë rebele për të dhënë informacione e për të përpiluar një plan se si mund të rrëzohet Gedafi nga pushteti.

© Panorama.al

Te lidhura