TIRANE- Ambasadori i SHBA-se ne vendin tone ka apeluar per shpenzim energjish per te ardhmen dhe vizionin e vendit, nderkohe qe ka konstatuar se aktualish me shume energji shpenzohet per politike.
Gjate tryezes per shendetesine, Arvizu ka deklaruar se vazhdimi i reformave eshte shume i rendesishem per te cuar zhvillimin shendetesor perpara, sipas standardeve te vendeve te BE, ndonese ka theksuar se aktualisht buxheti qe perdoret per te eshte i vogel krahasuar me BE.
Shëndetësia, ka theksuar Arvizu, ka nevojë për qeverisje të mirë dhe diskutimet e reformat në mbështetje të shërbimit shëndetësor janë shumë të rëndësishme.
Sipas tij, nisma e ndërmarrë do të përmirësojë sektorin e qeverisjes dhe do të luftojë korrupsionin, duke shprehur ne vazhdimesi mbeshtetjen e SHBA-se permes USAID-it.
© Panorama.al











