TIRANE- Ambasadori i SHBA-ve, ne Tirane, Aleksander Arvizu ka deklaruar se suksesi ne reformat per gyqesorin eshte celesi i suksesit ne rrugen drejt se ardhmes per Shqiperise. Gjate nje takimi te zhvilluar sot me kryetaren e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, ambasadori Arvizu ka pranuar se vemndi ka ende shume sfida perpara, si pasojë e periudhës së tranzicionit qe ajo po kalon. Por, sipas tij, çelësi më i rëndësishëm në suksesin e së ardhmes së Shqipërisë është pikërisht sistemi gjyqësor.
“Nëse do të arrihet të përballohen me sukses sfidat, jam i sigurt se e ardhmja e vendit tuaj do të jetë shumë e ndritur”, tha Arvizu, duke shprehur falenderime per gatishmërinë e treguar nga Gjykata e Lartë për të bashkëpunuar. Ai ka kujtuar pranimin e sugjerimeve te ekspertëve amerikanë dhe bashkepunimin në funksion të përmirësimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri.
Becaj ka vene ne pah si pengese ne rrugen e gjyqesorit edhe mosmiratimin e Ligjit të Konferencës Gjyqësorë Kombëtare.











