TIRANË- Debat i gjerë për dhunën në familje dhe marrje masash ka sugjeruar ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu. Në konferencën kundër dhunës në familje, Arvizu ka deklaruar se paralelisht me sensibilizimin duhet të bëhet edhe ndryshimi i kuadrit ligjor për sa i përket dhunës në familje, pasi sipas tij ka boshllëqe.
Ai ka këshilluar se është koha që për cështje të tilla shumë të prekshme për shoqërinë dhe familjen duhet të flitet hapur dhe të mos mbeten ende tabu e të paprekshme.
“E rëndësishme është që kjo temë të dalë haptaz në publik dhe të flitet për të” – tha ai, duke cilësuar si shumë të rëndësishme punën e policisë dhe dorëzimin e autorëve që ushtrojnë dhunë.











