Hispanikët, Shakira, këshilltare e Obamës

Oct 7, 2011 | 17:44

Këngëtarja e famshme kolumbiane Shakira ka një detyrë të re: një vend në komisionin këshillimor të Presidentit Obama për arsimin e hispanikëve.

Fituesja e disa çmimeve Grammy mori pjesë në një ceremoni ku bëri betimin si anëtare, një diskutim ekspertësh dhe një konferencë shtypi dje në Washington ku foli për rëndësinë e arsimit parashkollor.

“Shpresoj, tha ajo cituar nga VOA, që përmes pjesëmarrjes në këtë komision, të mund të këmbej mendime për atë që kam mësuar vitet e fundit duke punuar me fëmijët në Kolumbi dhe Amerikën Latine”.

Ajo shtoi se investimi më i mirë dhe më i shpejtë është investimi tek fëmijët, sidomos kur janë shumë të vegjël.

Komisioni i ri do ta këshillojë Presidentin për çështjet e lidhura me suksesin akademit të të rinjve hispanikë.

© Panorama.al

Te lidhura