Tubimi, arrestohet kreu i bashkisë së Washingtonit

Apr 12, 2011 | 16:22

Kryetari i bashkisë së Washingtonit është arrestuar gjatë një proteste mbi buxhetin e qeverisë federale.

Kryebashkiaku Vincent Gray sëbashku me anëtarët e këshillit të kryeqytetit amerikan u arrstuan të henën pasi kishin bllokuar një rrugë në afërsi të një ndërtese të Senatit amerikan. Polcia e Kongresit thotë se kryebashkiaku Gray dhe anëtarët e këshillit ishin mes 41 të arrestuarve ndaj të cilëve është ngritur akuza për tubim të paligjshëm i cili çoi në bllokimin e rrugës.

Protestuesit ishin të pakënaqur me kufizimet e vëna ndaj kryeqytetit mbi marrëveshjen e buxhetit federal për vitin 2011. Presidenti Obama dhe ligjvënësit amerikan arritën një marrëveshje të premten e kaluar, afro një orë para skadimit të buxhetit të përkohëshëm çfarë do të kishte çuar në bllokimin e funksionimit të një pjese të qeverisë.

Në bazë të marrëveshjes për buxhetin, kryeqyteti amerikan nuk do të  jetë në gjendje të përdorë fondet lokale për të abortin për gratë nga familje me të ardhura të vogla. (voa)

© Panorama.al

Te lidhura