Arrestimi i Veliajt/ Petro Koçi- opozitës: Çuditërisht ju sot jeni të trishtuar, në vend që të…

Feb 10, 2025 | 17:23

Në nisje të seancës plenare sot në Kuvend, socialisti Petro Koçi foli për arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Koçi tha se çuditërisht opozita sot në vend që të ishte e gëzuar për këtë zhvillim, është e trishtuar.

Petro Koçi: Të nderuar deputetë e kuptoj që zhvillimet e sotme janë shumë të rëndësishme po çuditërisht në vend që të jeni të gëzuar, ju sot jeni të trishtuar…sepse ju çdo veprim që SPAK bën dhe legjitimon, juve ju bën të ndiheni keq. SPAK sipas jush duhet të ishte organizatë kriminale, apo jo. Kështu që mund të vazhdoni të jetoni në normalitet në këtë Kuvend që është zgjedhur nga qytetarët për qytetari dhe jo rrëmujë, grushta dhe deri në zjarrvënie me benzinë. ..Kjo javë iu kushtua komunitetit dhe siç e dini ishte dhe data 4 shkurt. Sa herë bëhet fjalë për L2B, fillon dhe debat për palët ushtarake dhe politike që edhe në Shqipëri vendosën fatin e teatrit politik në vend… Vazhdoni me këtë sjellje të pahijshme. SPAK është zgjedhja jonë, jo e juaja. Ju e keni quajtur organizatë kriminale, turpi juaj. Republika kërkon drejtësi. Ne nuk gëzohemi kur një koleg yni përfundon në dyert e drejtësisë.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e sotme.

Ai ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.

Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt.

© Panorama.al

Te lidhura