Arrestimi Erion Veliajt, Rama: Klotilda Bushka e mësoi nga televizioni se ishte person i dyshuar! As nuk është thirrur dhe as nuk është dëgjuar

Feb 12, 2025 | 9:06

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrjen në hetim të deputetes Klotida Bushka në dosjen e arrestimit të Erion Veliajt.

Rama u shpreh se kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh për përfshirjen e saj në këtë aktakuzë si person i dyshuar nga televizioni.

Sipas kreut të qeverisë, ajo as nuk është thirrur nga SPAK dhe as nuk është marrë në pyetje lidhur me akuzat.

Ky është një takim jashtë radhe i Grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi të befasuar që kryetarja e Komisionit figuron në atë aktakuzë për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh për përfshirjen e saj në këtë aktakuzë si person i dyshuar nga televizori, as nuk është thirrur, as nuk është pyetur dhe as nuk është dëgjuar”, tha Rama.

Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.

© Panorama.al

Te lidhura