Gazetarja Klodiana Haxhiaj dha më shumë detaje në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit, 38-vjeçarit që arriti të largohej mesditën e sotme nga spitali i Durrësit, ku kishte shkuar i shoqëruar nga policët e burgjeve për një vizitë mjekësore.

Gazetarja tha se pritet që mbrëmjen e sotme të ketë fletë arreste për zinxhirin komandues të burgut të Durrësit, që më herët u pezulluan nga detyra për shkak të kësaj ngjarjeje.
Po ashtu, gazetarja tha se në fakt kanë qenë dy punonjës të burgut që e kanë shoqëruar 38-vjeçarin dhe se njëri prej tyre ishte goditur në sy. Sipas saj, duke cituar dëshmitarë okularë, 38-vjeçari është përleshur fizikisht me punonjësit.
“Më është bërë me dije se gjatë natës së sotme priten një sërë fletë arrestesh të personave që kanë dhënë urdhrin e shoqërimit të personit me rrezikshmëri të lartë për në spitalin e Durrësit. Protokolli thotë se çdo person me rrezikshmëri duhet të shoqërohet nga 4 punonjës policie në spital, 3 punonjës që e shoqërojnë në spital dhe shofer.
Në fillim a u tha se kanë qenë 3 punonjës, por faktikisht kanë qenë vetëm 2 punonjës policie që e kanë shoqëruar. Njëri prej tyre kishte një shenjë të madhe në sy. Dëshmitarët më kanë kërkuar është se 38 vjeçari është përleshur fizikisht me të dy punonjësit, kanë mbetur brenda ambientit të shkelmuar apo të goditur.”, tha gazetarja.
© Panorama.al











