“Armiku fle, PS jo”- Rama takon shtabin në Laprakë, ironizon Bashën: Po Luli ka ndonjë votë këtu?! Bufin e ka shumë frikë, nuk e sulmon

Apr 4, 2025 | 22:31

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socialiste ka zhvilluar një vizitë në zyrat e shtabit elektoral në zonën e Laprakës, aty ku punohet për zgjedhjet e 11 majit.

edi rama

Gjatë bashkëbisedimit, Rama nuk kurseu ironinë për kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke pyetur shtabin nëse kishte ndonjë votë në Laprakë.

“Po Luli ka ndonjë votë këtu? Hë, a ka vota ai? Zyrë ka ai, po kandidat a ka? O Lul… u ngrit në një moment, por ka ra prapë. Ka frikë bufin ai, ka frikë! Nuk e sulmon. Jo, e ka shumë frikë doktorin ai, doktori, doktori thotë, e ka frikë! Ka frikë bufin se e shkul si dhëmb qumështi!” tha Rama.

Krah videos në Facebook, Rama shkruan: “Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”.

© Panorama.al

Te lidhura