Arbana preferon të bëjë foto vetëm me Algenin

Apr 10, 2011 | 10:39

Ka qenë një natë e vërtetë argëtuese, ku inatet, xhelozitë e tensioni i lojës mes banorëve janë zeruar të paktën për disa orë të shtunën e kaluar në party-n e organizuar pas mesnate, në mbyllje të “Big Brother 4” në Tiranë. Pas hapjes së zarfit dhe shpalljes fituese të këtij edicioni të Ermela Mezurajt, të gjithë konkurrentët kanë festuar duke u argëtuar mes muzikës, kërcimit dhe batutave. Në këtë festë ka qenë i gjithë stafi i pranishëm, mes të cilëve edhe moderatorja prej katër vitesh e “reality show”, Arbana Osmani. Ajo ka preferuar të bëjë një foto vetëm me Algenin, ndërkohë që kishte ndërruar fustanin skenik me një veshje “casual”, për të qenë komode e për t’u argëtuar lirshëm. Në këtë foto duket shumë miqësore me Algenin, djalin 34-vjeçar nga Lezha, i cili gjatë qëndrimit të tij në lojë u tregua shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private. Ende nuk po e shohim Algenin të ketë krijuar lidhje me ndonjë vajzë jashtë shtëpisë, ndërkohë që është komentuar për një kohë të gjatë për historinë e tij të dashurisë me Naike Rivellin, vajzën e Ornela Mutit.

© Panorama.al

Te lidhura