Arbana Osmani mbyll “Post Big Brother” dhe argëtohet me shoqërinë

Apr 16, 2011 | 15:08

Të paktën tre muaj intensitet pune në spektaklin “Big Brother 4”, ndoshta nuk i kanë dhënë mundësi argëtimi Arbana Osmanit. Ndaj direkt pas mbylljes së spektaklit të fundit “Post Big Brother”, ajo ka vendosur të takohet me miqtë e saj kolegë brenda “Top Channel”, mes të cilëve Eno Popi dhe Ledion Liço. Paparaci ynë i ka fotografuar, ndërsa argëtoheshin në një club në Tiranë në orët e vona së bashku. Duket se tani Arbana do t’i japë më shumë për t’u relaksuar, ndërsa paralelisht ka qenë autore e programit të fundjavave “Rewind”, me këngëtarët konkurrentë në “Top Fest 8”. Kjo ishte e parë që bëhej një program i tillë, nën drejtimin e Ledion Liços, ku bëhet një ndërthurje e riprezantimit të këngëve konkurrente me debutimin e këngëve më të njohura të muzikës botërore në vite. Ndërsa për Arbanën, kjo është hera e dytë, ku ajo shfaqet si autore e një programi muzikor pas atij “Me&you”.

© Panorama.al

Te lidhura