Apple ka publikuar të marten iPhone 5 i cili do të mbajë emrin 4S. Ky ishte prezantimi i parë pas emërimit në krye të kompanisë, te Tim Cook, i cili ka pasuar Steve Jobs.
Para se të niste prezantimin e 4S-së, Cook tha se është privilegj për të, të punojë për Apple. Ai shpalli edhe dashurinë e madhe që ka për kompaninë “E dashuroj këtë kompani”, tha ai.
iPhone 5, apo 4S-ja, ka të njëjtën pamje më versionin e mëparshëm, por është më i shpejtë. 4S-ja është më i shpejtë falë ‘çipit A5’, si ai i iPad
Cook dha disa shifra mbreslënëse lidhur me suksesin e kompanisë. Ai tha se janë mbi 250 milionë pajisje të shitura, 700 milionë iPod-e, 16 milionë këngë të shkarkuara nga iTunes, etj.
Më 14 tetor është konfirmuar nisja e shitjeve në, SHBA, Britaninë të Madhe, Australi, Francë, Gjermani dhe Japoni.















