Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegard tha se është i zemëruar për humbjen ndaj Bornmëthit në shtëpi, e cila nuk është rezultati i duhur përpara ndeshjes më të rëndësishme të sezonit deri tani, ajo kundër PSG-së të mërkurën.

“Topçinjtë” duhet të përmbysin humbjen 1-0 që pësuan në “Emirates” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve për të siguruar një biletë në finalen e Mynihut.
“Është një ndeshje e madhe. Kjo është gjëja e mirë kur je i zemëruar dhe i zhgënjyer. Mund t’i përdorësh të gjitha ato emocione për të mërkurën. E dimë për çfarë po luajmë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të krijojmë energji për të qenë gati”, tha fantazisti norvegjez.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











