Fitou: T’i jepet fund pavarësisë së mbikqyrur

Apr 27, 2011 | 17:53

PRISHTINE- Ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Fitou ka thënë sot se përfundimisht ka ardhur koha që t’i jepet fund pavarësisë së mbikqyrur.

Fitou këto komente i bëri gjatë një intervistë për Radio Dukagjinin, ndërsa shtoi se kosovarët duhet ta marrin në duart e tyre sovranitetin e plotë të vendit.

Në prononcimin e tij për Radio Dukagjinin, Fitou ka qenë më i preri deri më tani për këtë çështje.

“Mbikqyrjes së Pavarësisë së Kosovës duhet t’i vij fundi, kjo është përgjigjja ime. Është koha e duhur që kosovarët të kenë në duart e veta sovranitetin e plotë të shtetit të tyre. Përfundimisht po. Deshët një përgjigje të shkurt, ja ku e keni.” ka thënë Fitou.

Më tej, ambasadori Fitou tha se, “Sa më shpejt që i vijë fundi pavarësisë së mbikëqyrur, aq më mirë. Duhet që në mënyrë të menjëhershme kosovarët duhet t’i marrin çështjet në duart e veta.

Nëse kjo merr kohë, le të merr kohë, por procesi për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikqyrur duhet të filloj menjëherë,” shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura