Ambasadori i SHBA, Arvizu ndjek seancën në Kuvend

Apr 21, 2011 | 11:22

TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu është një nga vizitorët e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë që senaca plenare e radhës ka nisur punimet, diplomati amerikan është ulur në lozhat përkatëse dhe ndjek me vëmendje punimet dhe debatet mes deputetëve.

Në seancën e sotme pritet votimi i projektligjit për amnistinë fiskale, i propozuar nga kryeministri si favorizim dhe lehtësim për familjet në nevojë dhe gjithë biznesin, por kundërshtuar nga opozita si një ligj i pastër fushate.

Opozita ka deklaruar paraprakisht përmes grupit të saj parlamentar se nuk do ta votojë projektligjin.

© Panorama.al

Te lidhura