“Në Breshia do të luajmë ndeshjen e kampionatit, atë më të rëndësishmen. Në rast se do ta fitonim, ky do të ishte një hap i madh përpara”. Është i qartë në atë që thotë trajneri i Milanit, Alegri, në prag të transfertës së Rigamontit kundër Breshias. “I respektojmë kundërshtarët, sepse po kalojnë me të vërtetë një moment të mirë për sa i përket formës fizike. Kanë pasur vazhdimësi këtë sezon në Serinë A dhe duhet të hyjmë në fushë të vetëdijshëm se nuk duhet t’i marrim lehtë. Jam i sigurt se dyshja Kasano-Robinjo do të zhvillojnë një ndeshje të mirë”.











