Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit.
Hetimet e SPAK zbuluan se nga përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, ka rezultuar Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.












