Aksident me vdekje në autostradën Fier- Lushnje, përplasen dy automjete! Humb jetën një grua, barrierat anësore të rrugës përfundojnë brenda BMW-së ku udhëtonte me vajzën e saj

Sep 16, 2025 | 13:07

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme (16 Shtator) në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

aksident ambulanca policia

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një grua humbi jetën.

Viktima raportohet se udhëtonte në një mjet tip BMW që drejtohej nga vajza e saj kur u aksidentuan me një makinë tip Citroen, me shofer një shtetas të huaj.

BMW pas përplasjes ka përfunduar tek barrierat e kryqëzimit të autostradës. Policia dhe zjarrfikëset shkuan në vendngjarje për të nxjerrë trupin e viktimës nga makina, pasi hekurat e barrierave anësore kishin hyrë në mjet dhe i shkaktuan vdekjen.

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, informoi policia.

aksident ambulanca policia2 aksident ambulanca policia1

© Panorama.al

Te lidhura