Aksident i rëndë në Shkodër, 24-vjeçarja përplas për vdekje me makinë këmbësorin!

Dec 5, 2025 | 11:01

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, paraditen e sotme rreth orës 10:05.

ambulance-433x300

Raportohet se një 24-vjeçare ka përplasur me makinë këmbësorin, Ragip Cenaj. Si pasojë e aksidentit, 81-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesja e automjetit Sara Selgjekaj është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura