“Ai e di që ka një kosto dhe duhet të jetë në kontakt me mua”- Përgjimet në Sky ECC të oficerit të Antiterrorit, anëtari i bandës i kërkonte ndihmë për Braniol Liçon: A rrezikon, si mund ta ndihmojmë?

Nov 28, 2025 | 13:48

Nga dosja hetimore e SPAK rezulton se oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj dyshohet se ka kërkuar përfitime të parregullta nga shtetasi Dario Myftiu, duke i lënë të kuptohet se dispononte informacione për të dhe se këmbimi i tyre kishte “kosto”.

igli haxhiaj pergjime

Në dokumentet hetimore thuhet se Haxhiaj, edhe pse nuk sqaronte se çfarë pune ushtronte, i bënte të ditur Myftiun se kishte informacion dhe kërkonte favore.

Në një tjetër sërë bisedash të përgjuara, Myftiu i kërkon ndihmë oficerit në lidhje me Braniol Licon, person i hetuar dhe i dënuar më herët nga autoritetet italiane.

“Çfarë halli ka ky çuni që mund ta ndihmosh?”, pyet Myftiu, ndërsa Haxhiaj përgjigjet: 
“Po ka ca gjëra, unë çova dikë atë ditë që kapën Braniolin, po ai shoku doli vonë”.

Bisedat në SKY

“Cfar halli ka ky cuni qe mund ta ndihmosh”, e pyet Dario Myftiu.

“Po ka ca gjera, une cova dike ate dite qe kapen braniolin, po ai shoku doli vone”, i përgjigjet Haxhiaj.

“Po per kte tani, cfare eshte ajo qe mund ta ndihmojmë”, e pyesin sërish. Oficeri përgjigjet

“Besoj ai e di qe ka nje kosto, dhe duhet te jemi ne kontakt me mua qe mos bjer ne sy dhe per mua”, përgjigjet Igli Haxhia.

“Ka dicka ne kte moment? Rrezikon”, pyet Myftiut. Haxiaj i përgjigjet: “Po normalisjt, une kam gjet momentin qe ta ndihmoje, pa u ngaterruar punët”

LEXO EDHE:  Dosja/ “Bëj kujdes! Ti, nusja dhe nëna jote jeni nën përgjim”- Bisedat e oficerit të Anti-terrorit me trafikantin e drogës: S’është gjobë, por informacion kundrejt pagesës! Kaq sa të thashë e ke dhuratë nga shokët

“Kjo punë ka kosto, po deshe”- Zbardhet biseda mes Igli Haxhiajt dhe Denis Myftiut! Komunikimet në SKY ECC që fundosën oficerin e Antiterrorit: Jemi tre veta, nga 5 mijë vëlla

 

© Panorama.al

Te lidhura