“Kjo punë ka kosto, po deshe”- Zbardhet biseda mes Igli Haxhiajt dhe Denis Myftiut! Komunikimet në SKY ECC që fundosën oficerin e Antiterrorit: Jemi tre veta, nga 5 mijë vëlla

Nov 28, 2025 | 13:24

Publikohet dosja hetimore e SPAK, ku në kuadër të një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Brescias në Itali u lëshuan 24 urdhër arreste. Mes personave të arrestuar është edhe eficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Igli Haxhiaj
Igli Haxhiaj

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen, ku zbardhen përgjimet që fundosëm oficerin, i cili në kohën që dyshohet se ka kryer veprën penale, ai ushtronte detyrën e oficerit të Forcave Operacionale.

Në dosje thuhet se ai komunikon me një nga anëtarët e grupit kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Italisë, Dario Alias Denis Myftiu.

Komunikimet në SKY ECC

D.Myftiu: Po të them… po deshe të takona të folim ok.

I.Haxhiaj: Vëlla kjo pune ka një kosto dhe po deshe ok po s’deshe ti e di, se vuna dhe shokët ne siklet, dhe po dalin muhabete kot, qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla. Jemi 3 veta nga 5 mij vlla. Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh. Nqs mednos se bohet ok, po mendove se eshte gjobe me fal mua.

© Panorama.al

Te lidhura