Aferat e Ballukut, Berisha: Rama u tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit, “Diella” deklaron se nuk ka raport! Lubia vodhi me tunelin e Llogarasë!

Nov 30, 2025 | 12:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer lidhur me interpretimin e qëndrimit të Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave nga detyra, referuar këtu edhe rastit të Belinda Ballukut.

berisha balluku euro

Me anë të një postimi në Facebook, Sali Berisha tha se Rama, gjatë deklarimeve të tij ka pohuar se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave.

Por, Berisha pretendon se deklarata e Ramës kundërshtohet nga ministrja e Inteligjencës Artificiale “Diella”, e cila sipas tij ka deklaruar nuk ka asnjë raport që lidhet me pezullimin e ministrave.

Më pas Berisha shtron pyetjen: “Kush gënjen? Diella apo Rama?”

Screenshot_2

Reagimi i Sali Berisha

“Ministrja Diella: Rama është hajdut dhe mashtrues publik

Të dashur miq,

Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.

Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.

Pyetja ime është: kush gënjen?

Diella apo Rama?

Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?”

LEXO EDHE: Pezullimi i Ballukut për aferat korruptive, Rama: Ja rruga që mund të largohet një ministër! Çfarë thotë “Venecia” dhe “Strasburgu”

© Panorama.al

Te lidhura